Kyresore » 2012 » Janar » 8 » PSZH ofron Pastore për Pato
2:34 PM
PSZH ofron Pastore për Pato
Drejtuesit e PSZH nuk kanë hequr krejtësisht dorë nga Aleksandre Pato, ndërsa po mendojnë që ta afrojnë gjatë merkatos verore. Ndonëse trajneri Ançeloti dhe drejtori sportiv Leonardo e kanë hedhur poshtë një hipotezë të tillë, mediat franceze kanë zbuluar "planin e ri” të parisienëve për sulmuesin e Milanit.Sipas tyre, Milani ka bërë të qartë se lojtari largohet nga kjo skuadër për jo më pak se 45 milionë euro dhe PSZH është ndër të paktat klube që ka luksin të ketë një buxhet të pakufizuar për blerje të tilla. Marrëveshja nuk u krye menjëherë pasi Milani insistoi ta mbante futbollistin deri në fundin e sezonit pasi po tenton të rifitojë kampionatin dhe Ligën e Kampioneve.
Por ekziston edhe alternativa e dytë për kryerjen e marrëveshjes, e cila është ajo më e mundshmja. Në radhët e Milanit pritet të transferohet argjentinasi Pastore, i cili i pëlqen shumë drejtuesve të Milanit, duke ulur automatikisht çmimin e Patos në 20 milionë euro. Parisienët nuk do ta kishin problem largimin e tij, pasi pritet që gjatë verës të marrin nga Reali i Madridit brazilianin Kaka, për të cilin thuajse është mbyllur marrëveshja.Francezët ngulmojnë të arrijnë që tani një akord paraprak, duke përdorur si "kërcënim” faktin se janë e vetmja skuadër që mund t’i prishë punë kuqezinjve për blerjen e Karlos Tevez
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus