Kyresore » 2012 » Prill » 2 » Puyol: 90 minuta sulm Milanit, e ndalim Ibran
8:09 PM
Puyol: 90 minuta sulm Milanit, e ndalim Ibran
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol ka deklaruar se ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm për Milanin dhe ndaljen e Zlatan Ibrahimovicit.
”Sistemi i lojës tonë është për të sulmuar, këtë duhet ta bëjmë edhe ndaj Milanit. Na nevojitet një lojë sulmuese për 90 minuta, dhe se besoj që do të kemi problem për të lëvizur topin. Ne hyjmë në lojë me ide të qarta dhe ideja jonë është që të futemi në lojë vetëm për fitore”deklaroi Puyol.
Mbrojtësi spanjoll gjithashtu ka deklaruar se skuadra e tij e din rrezikun që vije nga Ibrahimovic por që për këtë kanë zgjidhje.”Ne e njohim Ibran dhe cilësitë e tij. Na duhet që në këtë ndeshje ta mbajmë atë larg zonës sepse di të jetë i rrezikshëm. Unë nuk do të luaj në pozitën time pasi që më duhet të mbuloj krahun e lënë nga Abidal, por se jam i gatshëm të luaj në secilën pozitë që më cakton trajneri” përfundoj Puyol
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus