Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Puyol humbet Euro 2012
1:53 PM
Puyol humbet Euro 2012
Shpresat e Spanjës për tu konfirmuar në fronin e më të mirës së futbollit europian, kanë pësuar një goditje të rëndë me dëmtimin e mbrojtësit të Barcelonës, Carles Puyol. Katalanasi me shhumë gjasa do të humbë turneun në verë, që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë dhe që starton më 8 qershor. Puyol ka nevojë për një operacion kirurgjikal në gju, dhe që kërkon një periudhë rikuperimi prej të paktën 6 javësh. Dëmtimi i tij u verifikua në fitoren e Barcelonës 4-0 kundër Espanyol."Pas disa testeve që bëmë, vendosëm që futbollisti do të kryejë një operacion kirurjikal artroskopik në 12 Maj. Koha e mungesës së Puyol do të jetë rreth 6 javë", thuhet në një njoftim të Barcelonës. Carles Puyol ka qenë një prej lojtarëve kryesorë në suksesin e Spanjës në Euro 2008, dhe në botërorin 2010. Spanja e nis Europianin e 2012, me ndeshjen ndaj Italisë në 10 Qershor. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus