Kyresore » 2012 » Prill » 14 » Puyol pranë rinovimit me Barçën
2:45 PM
Puyol pranë rinovimit me Barçën
Mbrojtësi spanjoll Carles Puyol pritet që gjatë këtyre ditëve të nisë negociatat për rinovimin e kontratës me Barcelonën, shkruan të premten "El Mundo Deportivo". Puyol, 34-vjeçar, ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2013, por drejtuesit e klubit duan ta mbajnë atë në "Camp Nou" deri në fund të karrierës. "Puyol po insiston se do të luajë deri në moshën 40 vjeçare. Gjithçka varet nga ai, pasi ne duam ta mbajmë në radhët tona deri në fund", ka thënë trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. Puyol është produkt i Akademisë së Barcelonës dhe deri më tani ka zhvilluar mbi 500 ndeshje për katalanët në të gjitha garat
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus