Kyresore » 2013 » Mars » 17 » Raikkonen me fitore hap sezonin e ri të Formula1
4:17 PM
Raikkonen me fitore hap sezonin e ri të Formula1
Piloti i Lotusit, Kimi Raikonen është fitues i garës për Çmimin e Madh të Australisë, me të cilën garë ka filluar sezoni i sivjetshëm i Formula 1.
Finlandezi i Lotus fitoren e 20 në Formula 1, e shënoi në pistën "Albert park" me kohën 1:30:03.225 minuta, ose 12 sekonda para Fernando Alonsos së Ferrarit, i cili u rendit i dyti.
Ai u shfaq agresiv në pjesën e dytë të garës atëherë kur shumë pilotë nuk kishin strategji të qartë mbi gomat.Për t’u lavdëruar puna e Ferrarit me dy pilotët e saj, Alonso dhe Massa respektivisht spanjolli u ngjit në podium në vendin e dytë ndërsa braziliani në vendin e katërt. Që të dy ishin shumë aktivë në Melbourne madhe spanjolli ishte pranë fitores porn ë xhirot e fundit nuk mundi të përballonte ritmin e Raikkonen.

Në vendin e tretë u ngjit ai që konsiderohet pretendenti kryesor për titullin, Sebastien Vettel.

Një garë positive edhe për Lewis Hamilton ndër më agresivët në pistë dhe me gjithë problemet teknike arriti të marrë vendin e 5 në garën e Australisë. Zhgënjimi më i madh erdhi nga McLareni, ku Button u pozicionua i 9 ndërsa Perez i 11-ti.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus