Kyresore » 2012 » Shkurt » 21 » Ranieri sulmon klubin: Nuk mi plotësoi kërkesat
1:19 PM
Ranieri sulmon klubin: Nuk mi plotësoi kërkesat
Nga studio e Domenica Sportiva, është rikthyer para mikrofonave të gazetarëve Claudio Ranieri. Trajneri i zikaltërve ka ofruar një panoramë të përgjithshme të momentit që po kalon skuadra dhe jo vetëm, duke analizuar edhe të tijin, që aktualisht është shumë delikat. Duhet të tregohemi të sinqertë, të qartë. E kishim çuar veten në rrugën e duhur, por pastaj nuk arritëm të qëndronim të bashkuar. Duhet të rigjejmë vendosmërinë dhe dëshirën për të bërë gjëra pozitive. Tani harrojmë gjithçka ka ndodhur, nuk ka marrë fund çdo gjë. Na pret një sfidë e bukur me Marsejën dhe mund të ngremë kokën për ta mbyllur sa më mirë sezonin, u shpreh Ranieri. 
Më pas tekniku i Inter shfryhu ndaj shoqërisë duke u shprehur se klubi nuk i plotësoi kërkesat që pati për merkaton: Kërkova një mbrojtës krahu, por nuk ma dhanë. Doja të mbaja Motën, e bindëm për të qëndruar deri në qershor, pastaj ai vendosi të largohej menjëherë. Nuk mund ta mbaja, s'do kishte më stimuj. Më mirë të kesh në dispozicion lojtarë që japin gjithçka për Interin., përfundoi Claudio Ranieri
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus