Kyresore » 2012 » Nëntor » 15 » Raul: Objektivi te Reali është gjithmonë fitorja
10:30 AM
Raul: Objektivi te Reali është gjithmonë fitorja
"Për Realin e Madridit nuk ka ndeshje miqësore. Objektivi është gjithmonë fitorja, por duhet të paraqitesh sa më të mirë në të gjitha aspektet dhe sigurisht duhet të kesh respekt për kundërshtarin.”Ato që ë bëjnë Realin e Madridin klubin më të madh në glob nuk janë vetëm sukseset që ka arritur gjatë gjithë historisë së tij, por edhe vlerat që përcon në botën e futbollit. Është pikërisht një ikonë e gjigantëve spanjollë, Raul Gonzales, I cili theskon se shkolla Los Blankos të mëson të kesh respekt për kundërshtarin."Për Realin e Madridit nuk ka ndeshje miqësore. Objektivi është gjithmonë fitorja, por duhet të paraqitesh sa më të mirë në të gjitha aspektet dhe sigurisht duhet të kesh respekt për kundërshtarin.”

35-vjecari i bëri këto komente pasi u pyet për ngjarjen e pakëndshme që ndodhi në dhomat e zhveshjes në takimin Levante – Real 1-2, ku supozohet se Pepe provokoi kundërshtarin Balesteros, duke e nxitur këtë të fundit që të reagonte në mënyrë të dhunshme.

"Reali i Madridit ka disa vlera të vecanta. Janë ato vlera që I përcollën tek ne Alfredo Di Stefano dhe kolegët e tij me skuadrëb fantastike të viteve 50 -60. Vlera që të bëjnë të admirosh dhe respektosh kundërshtarët, kudo që ta veshësh fanellën e Realit. Pikërisht për këtë arsye Reali i Madridit është një klub kaq i madh.

Raul Gonzales, i cili fitoi gjithcka me Realin gjatë 16 viteve karrierë në Madrid, në verë të 2010 u transferua te Shalke në Bundesligë, ndërsa aktualisht është pjesë e Al Saad, në Katar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus