Kyresore » 2012 » Qershor » 25 » Reagimi i Milanit, Galliani denon idiotesine e Muntarit
11:59 AM
Reagimi i Milanit, Galliani denon idiotesine e Muntarit
Suley Muntarin e ndjekin telashet. Pas demtimit te rende te pesuar gjate pushimeve duke luajtur me shoket e tij, keputje e ligamenteve te gjurit, Milani ka vendosur t’i pergjysmoje rrogen si denim ndaj kesaj pakujdesie.Pergjysmimi i rroges do te thote se nga 3 milione eurot ne vit qe ka ne kontrate, ai do te perftoje vetem 1.5 milione euro, pasi do te qendroje pushim per te pakten 6 muaj. Galliani eshte detyruar te nderhyje ne merkato, duke marre huazim nga Genoa mesfushorin Konstant.Sipas "Corriere dello Sport”, Galliani eshte inatosur shume me futbollistin ganez per ate qe ka ndodhur, pasi normalisht lojtaret e dine qe duhet te jene shume te kujdesshem sa here qe vendosin te luajne qofte edhe per qejf."Ky eshte nje rekord i pabesueshem, nuk kishte ndodhur kurre qe mes kaq shume demtimesh, te shfaqej nje edhe gjate pushimeve verore”, ishte komenti i administratorit te deleguar te kuqezinjve, te cilit nuk i ka pelqyer aspak kjo situate.Sipas asaj qe eshte mesuar, Muntari ka pasur probleme te vogla ne miqesoren me kombetaren e tij por e ka nenvleresuar situaten. Ndersa pak dite me vone, duke luajtur me miqte ne plazh, ka marre goditjen qe do e lere jashte fushave per nje periudhe te gjate dhe do t’i heqe nje alternative te rendesishme trajnerit Alegri per pjesen e pare te sezonit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus