Kyresore » 2012 » Shtator » 6 » Real Madrid, ëndrra e Falcaos
11:40 AM
Real Madrid, ëndrra e Falcaos
Radamel Falcaon e kanë etiketuar si njeriun e finaleve të mëdha. Sulmuesin që ka fituar gjithçka në Europë në këto dy vitet e fundit në cdo kompeticion që ka marrë pjesë dhe një futbollist që ashtu si cdo koleg i tij e ka një ëndërr në sirtar. Tifozëve të Atletico Madrid nuk do t’i pëlqejë, por babai i futbollistit kolumbina ka zbuluar për mediat kolumbiane se i biri i tij dëshiron që një ditë të veshë fanellën e Real Madrid. Një ëndërr që mund të bëhet realitet që sezonin e ardhshëm, pasi babai i Falcaos zbulon se ky do të jetë viti i fundit që do të qëndrojë në "Vincente Calderon".Një bombë e vërtetë kjo për merkaton, aq më tepër që vetë Falcao i ka zbuluar të atit se dëshira e tij e vetme është të veshë camiseta Blanca. Një lëvizje që padyshim në "Santiago Bernabeu” do ta dëshironin, aq më tepër kur Championsi i 10-të është kthyer tashmë në një obsesion për madrilenët. Dhe me një sulmues që finalet di si t’i zgjidhë suksesi i Realit, ku i dihet me "El Tigre" në fushë do të ishte i garantuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus