Kyresore » 2012 » Gusht » 6 » Real Madrid fiton edhe në 40 gradë
11:43 AM
Real Madrid fiton edhe në 40 gradë
Real Madrid fiton miqësoren e radhës në SHBA. Ndeshja e luajtur në "Boyd Stadium” të Las Vegasit nuk dhuroi goleadë për skuadrën e Mourinhos që kursen energjitë për finalen e Superkupës.2-1 shënoi tabela elektronike në fund të takimit ndaj Santos Laguna. Ishte Xabi Alonso ai që kaloi në avantazh skuadrën "merengues” me një goditje nga jashtë zonës në minutën e 14, por pak momente më vonë Christian Suarez përfitoi nga përgjumja e mrojtjes spanjolle për të vendosur barazpeshën.
Gjithsesi, Ronaldo & CO nuk e ulën ritmin duke sulmuar vazhdimisht, pavarësisht se takimi u laujt në rreth 40 gradë celcius. Në minutën e 72-të të takimit, Khedira ndryshoi shifrat që ngelën të pandryshuara deri në fund të takimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus