Kyresore » 2012 » Maj » 14 » Real Madrid, kampion me 100 pikë (+VIDEO)
11:12 PM
Real Madrid, kampion me 100 pikë (+VIDEO)
Real Madrid e ka mbyllur në mënyrë spektakolare kampionatin në Spanjë duke hyrë në histori si ekipi i parë që arrin kuotën e 100 pikëve pas 38 javëve kampionat. Skuadra e Murinjos ka shkatërruar 4-1 Majorkën në një ndeshje festive ku më pas është dorëzuar edhe trofeu i kampionatit. Madrilenët e kanë mbyllur këtë sezon me meritë në vendin e parë, duke realizuar arritjen historike të 100 pikëve në një sezon, falë 121 golave të shënuar, sulmi më i mirë i kampionatit, e vetëm 32 golave të pësuar, mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit pas Barcelonës. Fakti që madrilenët kanë 22 javë pa humbje tregon më së miri se sa i merituar ka qenë ky titull për ekipin e Murinjos.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus