Kyresore » 2012 » Maj » 30 » Real Madrid, largohet Altintop
9:31 PM
Real Madrid, largohet Altintop
Hamit Altintop ka konfirmuar për mediat turke se do të largohet nga Real Madrid për të luajtur me Galatasaray. Mesfushori turk, i cili ka luajtur vetëm një sezon për kampionët e Spanjës pas blerjes nga Bayern Munchen, ka bërë të ditur lajmin për agjensinë e lajmeve ‘Anadolu’.Kishte disa ditë që në mediat spanjolle flitej me siguri për një largim të 29-vjeçarit nga klubi madrilen pas një sezoni ku Altintop luajti shumë pak minuta me fanellën e bardhë.Altintop ka luajtur vetëm 613 minuta në të gjithë sezonin dhe është aktivizuar si mbrojtës i djathtë për të zëvendësuar Alvaro Arbeloa.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus