Kyresore » 2012 » Korrik » 24 » Real Madrid në prag falimentimi
4:51 PM
Real Madrid në prag falimentimi
E gjithë Spanja ndodhet në krizë financiare e cila ka prekur fort edhe futbollin. Por në gjithë këtë krizë, kur rrugët e Madridit janë pushtuar nga protestues kundër masave shtrënguese, është një klub futbolli që kryen shpenzime marramendëse.Të gjithë i mbajnë mend blerjet shumëmilionëshe të Ronaldos, Kaka, Ozil & Co, blerje të kryera në kulmin e krizës financiare globale.Ish-menaxheri i përgjithshëm i "Los Blancos”, Jorge Valdano (i dorëhequr pas zënkave me Mourinho-n) thotë se madrilenët kanë luksin e shpenzimeve dhe pagave marramendëse për lojtarët e tyre pasi vetë shoqëria nxjerr 500 milion euro në vit.Pas milionave të Realit qendron presidenti Florentino Perez, zotërues gjithashtu i "ACS Construcciones”, kompania e tretë më e madhe në botë në fushën e ndërtimit.

Por pikërisht ndërtimi është fusha e prekur më shumë nga kriza financiare. Kërkesat për blerje kanë rënë dhe shitjet nuk mbulojnë shpenzimet në këto kohëra të vështira për këtë sektor.

"ACS” ka marrë një kredi prej 900 milion eurosh tek banka spanjolle "Bankia”, e shtetëzuar tashmë për shkak të krizës dhe Real gëzon një borxh prej 500 milion euro.

Banka, e gjendur ngushtë i shtriu dorën për ndihmë Bankës Qendrore Europiane duke përdorur si kolateral (garanci për rikthimin e parave) pikërisht futbollistët madrilenë. Si kolateral u vëndosën shumat e shfrytëzuara nga Real i Madridit për blerjen e Ronaldo dhe Kaka.

…Dhe të gjithë tashmë me të drejtë pyesin, po nëse falimenton Bankia, çfarë ndodh me Realin e Madridit? Skenari më i keq, por edhe më i mundshëm është falimentimi, ose shpëtimi nga një blerës në gjendje të shlyejë borxhin galopant të tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus