Kyresore » 2012 » Shkurt » 6 » Real Madrid rezultate fantastike, me keto shifra tradita e shpall kampione
12:50 PM
Real Madrid rezultate fantastike, me keto shifra tradita e shpall kampione
Skuadra kryeqytetase merr fitoren e 8-te radhazi ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje me 7 pike me shume se sa skuadra rivale e Barcelones.Real Madridi i drejtuar nga Jose Mourinho vazhdon te fitoje dhe te shkelqeje ne La Ligan spanjolle. Qe mbas humbjes me 10 dhjetor te vitit te kaluar ne ‘El Clasico’ skuadra e Realit ka korrur vetem suksese ne kampionat. E ndersa skuadra e kryeqytetit vazhdon te fitoje rivalja kryesore nuk arrin te fitoje dhe tani diferenca eshte 7 pike. Plot 55 pike ka grumbulluar skuadra e Realit ne 21 ndeshje te zhvilluara. 2 pike me shume se ne sezonin e fundit kur madrilenet jane shpallur kampione te Spanjes. 

Ne vitin 2008 kur ne drejtimin e skuadres ishte italiani Fabio Capello skuadra kishte grumbulluar 53 pike. Edhe ne golat e shenuar skuadra aktuale eshte me e mire se sa ajo e Capellos. 25 gola me shume kane shenuar madrilenet ne krahasim me skuadren e vitit 2008. I vetmi ndryshim ‘negativ’ me skuadren e atij sezoni eshte diferenca me Barcelonen. Ne vitin 2008 pas 21 ndeshjes Real kishte 9 pike me shume se sa Barcelona ndersa kete sezon eshte 7 pike me shume.

Ramos sfidon rivalet
Ndrekaq, Sergio Ramos, i cili i dhuroi fitoren Real Madridit me golin qe shenoi ne pjesen e pare ndaj Getafes, sfidon rivalet. Puna e panderprere e ka sjelle edhe suksesin, mendon mbrojtesi spanjoll: "Ishte nje ndeshje e veshtire kunder nje kundershtari qe gjithmone na ka veshtiresuar gjerat. Jam i lumtur qe fituam dhe qe shenova gol. Rezultati 1-0 eshte i mjaftueshem per t’i marre tri pike. Kjo na motivon ne te luftojme edhe me shume ne kampionat dhe te punojme fort. Jam i lumtur me sezonin qe po e kaloj. Po e gjej balancen, shpresoj te vazhdoj ne keto nivele edhe per disa vite”, tha Sergio Ramos.

Me pas ai foli edhe ne lidhje me rivalet e tyre kryesore. "Ne duam qe kete diference me Barcelonen ta ruajme dhe ta thellojme akoma me shume. Do te bejme te pamunduren per te fituar titullin qe na mungon prej 4 sezonesh. E dime qe sezoni eshte i gjate por ne jemi te perqendruar”, ka deklaruar Sergio Ramos.

Derbi dhe ‘El Clasico’
Ne muajin prill skuadra e Real Madridit ka nje kalendar shume te veshtire ku ajo do te perballet me skuadrat me te mire te La Liga. Ne prill Real do te ndeshet me Valencian, Atletico Madridin, Barcelonen dhe Sevillan. Ne fazen e pare Reali humbi vetem ne perballjen kunder Barcelones, ndersa ne 3 ndeshjet e tjera skuadra e Mourinho fitoi. Deri ne fillimin e ketyre perballjeve Real i duhet qe te mos beje hapa fals dhe ne keto perballje teper te veshtira te mos pesoje humbje qe ne maj skuadra te festoje titullin e pare pas 4 sezonesh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus