Kyresore » 2012 » Prill » 29 » Real Madridi një hap larg titullit (+VIDEO)
2:48 PM
Real Madridi një hap larg titullit (+VIDEO)
 Lojtarët e Real Madridit, kanë bërë një hap tjetër drejt titullit kampion në La Liga, të parin pas vitit 2008.Djemtë e trajnerit Jose Mourinho në kuadër të javës së 35-të të La Ligas në "Santiago Bernabeu” me lehtësi kanë mposhtur ekipin Sevilles, pasi që kanë triumfuar me rezultat 3:0.
 Ronaldo shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 19 pas një asistimi të Benzemas, dhe me këtë gol arriti shifrën prej 43 golave në La Liga, përkatësisht të 57 në total në 52 paraqitjet e tija.Golin e dytë në ndeshje u shënua në minutën e tretë të pjesës së dytë, kur Koke i Sevillas duke u përpjekur që të heq topin, ai goditi francezin Benzema dhe topi përfundoi në gol.Katër minuta më vonë pas një kundërsulmi u vendos rezultatin përfundimtar, Ramos dërgoi një top në zonë të rreptësisë ku sërish Benzema goditi por, në këtë rast me kokë arriti të mposht portierin Javi Varasin.Real tani ka dhjetë pikë më shumë se Barcelona, e cila në ndeshjen e fundit të kësaj jave do të jetë mysafir i Rayo Vallecanos.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus