Kyresore » 2012 » Janar » 23 » Real-Mourinho drejt “divorcit”
8:34 PM
Real-Mourinho drejt “divorcit”
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat që e shohin Jose Mourinho-n larg Realit të Madridit në fund të këtij sezoni. 
Televizioni spanjoll, Intereconomia në një kronikë të gjatë deklaron se pas zënkave të fundit mes teknikut luzitan dhe lojtarëve madrilenë, Mou ka vendosur të largohet nga Madridi. Për këtë, sipas këtij televizioni, tekniku portugez ka njoftuar edhe drejtuesit e Realit.Edhe gazeta "As” shkruan për një largim të mundshëm të Mourinho-s në fund të këtij sezoni. Madje për këtë, e përditëshmja kujton një intervistë të Mourinho-s dhënë në janarin e vitit të shkuar, ku kishte paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonin 2011-2012.Nga ana tjetër, "Marca”, gazeta tjetër spanjolle që nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e saj për Real Madrid, ka qenë ajo që ka zbardhur debatin mes Mourinho-s dhe disa lojtarëve. Lojtarët, sipas "Marca” kanë kritikuar trajnerin për skemat e zgjedhura prej tij, sidomos gjatë takimit me Barcelonën në Kupën e Mbretit, ndeshje e luajtur mesjavën e kaluar ku madrilenët humbën 1-2.Por vec lojtarëve, Mou duhet të përballet edhe me tifozët e skuadrës "merengues”. Ata kanë fërshëllyer Mourinho-n në ndeshjen e së dielës në mbrëmje të luajtur ndaj A. Bilbaos, madje në disa forume kanë kërkuar largimin e tij dhe ardhjen në krye të Realit të Fabio Capello-s. Mou akuzohet nga tifozët si frikacat; "ai ka frikë Guardiola-n”, thonë tifozët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus