Kyresore » 2012 » Mars » 25 » Real përshëndet Barcelonën, pesë gola ndaj Sociedad
0:03 AM
Real përshëndet Barcelonën, pesë gola ndaj Sociedad
Real Madrid nuk gaboi këtë javë në ndeshjen e luajtur përballë Real Sociedad e mbyllur në shifrat 5 me 1. Sakaq, diferenca mes madrilenëve dhe katalanasve edhe pas kësaj jave mbetet gjashtë pikë. Në minutën e 6 shënoi golin e parë për Realin Higuain, në minutën e 23 vjen kartoni i verdhë për Martinez. Në minutën e 32 vjen goli i dytë për vendasit i shënuar nga Ronaldo. Në minuan e 37 vjen kartoni i verdhë për Gonzales e pas tij Bella. Në minutën e 40 vjen goli i tretë i shënuar nga Benzema dhe një minutë më pas ngushton diferencën Prieto me golin e parë për Real Sociedad. Pjesa e dytë nis me një karton të verdhë për Alonson dhe në minutën e 49 vjen goli i katërt i shënuar nga Benzema. Shtatë minuta më pas vjen goli i pestë i shënuar nga Ronaldo e në fund ka kohë vetëm për një karton të verdhë për Demidov. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus