Kyresore » 2012 » Mars » 20 » Reali +8, kalendari dhe historia në favor të Barçës
5:25 PM
Reali +8, kalendari dhe historia në favor të Barçës
Një barazim nuk mjafton për të hedhur dyshime se Reali i Madridit mund të humbasë kreun në kampionatin e sivjetshëm. Por, media në Spanjë i ka analizuar të gjitha ndeshjet e mbetura. Diferenca mes madrilenëve dhe Barcelonës është 8 pikë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 11 përballje për tu zhvilluar, mes të cilave edhe një duel direkt mes dy ekipeve të kreut. Ekipi i Guardiolës është disi më i avantazhuar, pasi e presin kundërshtarë më të lehtë, aq më tepër që edhe El Clasico do luhet në stadiumin Camp Nou. Nga ana tjetër, skuadra e Mourinho do përballet me Valencian, me Atletikon e Madridit, me Atletik Bilbaon në transfertë dhe me Sevilla. Një kalendar tepër i vështirë, por gjithsesi diferenca e pikëve i bën që të mos e marrin me frikë pjesën e fundit të kampionatit. Nga 11 sfida, ata duhet të humbasin tri prej tyre dhe katalanasit ti fitojnë të gjitha, që në fakt duket një variant i vështirë. Historia Realit i ka ndodhur një herë që të humbasë titullin kampion, edhe pse ka kryesuar renditjen me 8 pikë diferencë. Bëhet fjalë për sezonin 2003-2004, kur madrilenët kryesonin me 8 pikë më shumë se Valencia në javën e 26-të, por në fund nuk arritën të dalin kampionë. Barcelona Katalanasit kanë treguar se po kalojnë një periudhë të shkëlqyer, duke i lënë pas krahëve problemet. Ekipi i Guardiolës ka marrë zemër pas hapit fals të madrilenëve ndaj Malagës, ndërkohë që kalendari është me të vërtetë në favorin e tyre. E vetmja skuadër e renditur mes të fortave është Malaga, madje edhe ajo do luajë në transfertë kundër kampionëve në fuqi të Spanjës. 

KALENDARI

Java e 29-të/ 20-21 mars
Villareal  REAL MADRID 
BARCELONA  Granada 
Java e 30-të/ 24-25 mars
REAL MADRID  Sociedad 
Mallorca  BARCELONA 
Java e 31-të/ 1 prill
Osasuna  REAL MADRID 
BARCELONA  Atl.Bilbao 
Java e 32-të/ 7-8 prill
REAL MADRID  Valencia 
Saragoza  BARCELONA 
Java e 33-të/ 10-11 prill
Atl.Madrid  REAL MADRID 
BARCELONA Getafe 
Java e 34-t/ 14-15 prill
REAL MADRID  Gijon 
Levante  BARCELONA 
Java e 35-të/ 21 prill
BARCELONA  REAL MADRID 
Java e 36-të/ 28-29 prill
REAL MADRID  Sevilla 
Vallecano  BARCELONA 
Java e 20-të
(e prapambetur)/ 2-3 maj
Atl.Bilbao  REAL MADRID 
BARCELONA  Malaga 
Java e 37-të/ 5-6 maj
Granada  REAL MADRID 
BARCELONA  Espanyol 
Java e 38-të/ 12-13 maj
REAL MADRID  Mallorca 
Betis  BARCELONA
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus