Kyresore » 2012 » Maj » 11 » Reali detyrohet të shesë CR7 ose Kaka
12:49 PM
Reali detyrohet të shesë CR7 ose Kaka
Reali Madrid do të jetë i detyruar të shesë një mes Cristiano Ronaldos, Ricardo Kaka dhe Karim Benzema sezonin e ardhshëm. Shkaku? Kërkesa emergjente e rikthimit të huas së bankës që i dha kredinë 76.5 milionë euroshe për transferimin e yllit portugez nga Manchester United në verën e vitit 2009. Lajmi se sulmuesi luzitan është vendosur si kolateral në rast se klubi nuk arrin ta shlyejë borxhin brenda këtij viti, u bë publik në korrik të vitit 2011 nga gazeta e përditshme gjermane "Suddeutsche Zeitung". Por tani që banka ka shpallur falimentin dhe ka ndërruar pronar, ajo kërkon shlyerjen e borxhit nga Reali përpara maturimit të afatit.

Florentino Perez mbylli një marrëveshje shumë të diskutueshme me bankën "Caja Madrid2 verën e vitit 2009. Presidenti i Realit mori një hua prej 76.5 milionë eurosh nga banka "Caja Madrid", me të cilën ai pagoi pjesën më të madhe të kartonit të Cristiano Ronaldos për ta transferuar në "Santiago Bernabeu”.

Reali hoqi një sërë peripecish për ta përfituar kredinë, sepse me Spanjën në mes të krizës, aksionerët kishin vendosur t’i ndalonin dhëniet e kredive mbi 10 milionë euro, në një kohë kur tregu bankar kishte kaluar në kolaps për shkak të kredive të këqija prej pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë që si garanci të huas, Perezit iu kërkua të linte Cristiano Ronaldon dhe Ricardo Kaka. Por "Caja Madrid” shpalli falimentin dhe sot ka ndërruar pronësi dhe emër. E transformuar në bankën e re "Bankia”, ajo ka marrë një kredi nga shteti për të shpëtuar aktivitetin e saj dhe sot kërkon 10.000 milionë euro nga fondet publike për të shmangur falimentin.

Por zor se Reali do të heqë dorë nga shënuesi më i mirë i saj, CR7, prandaj ai që pritet t’i japë lamtumirën skuadrës është Kaka, me PSG-në dhe Milanin gati për ta rrëmbyer.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus