Kyresore » 2012 » Maj » 12 » Reali duhet të paguajë 10 milionë euro për Piszczekun
0:18 AM
Reali duhet të paguajë 10 milionë euro për Piszczekun
Real Madridi duhet të paguajë 10 milionë euro nëse dëshiron të transferojë mbrojtësin polak të Borussia Dortmundit, Lukasz Piszczek, shkruan "LaSexta". Piszczek 26-vjeçar është duke u kërkuar nga skuadra kampione e Spanjës, pasi Jose Mourinho, po kërkon të përforcojë repartin defensiv. "Lukasz është i lumtur dhe Dortmundi është skuadër e suksesshme. Por, Madridi është skuadër shumë e madhe. Nuk do të bëjmë asnjë koment lidhur me këtë, por cilado skuadër që e dëshiron, duhet të paguajë së paku 10 milionë euro", ka thënë agjenti i Piszczekut, Bartlomiej Bolek.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus