Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Reali fiton "Clasico"-n, tani me një dorë te titulli
1:14 AM
Reali fiton "Clasico"-n, tani me një dorë te titulli
Real Madridi më në fund ka shënuar fitore midis Camp Nou, duke mposhtur Barcelonën me rezultat të ngushtë prej 2-1.Barcelona është gjunjëzuar para mbretërve midis stadiumit ku kishte të mbledhur 90 mijë tifoz Blaugran – Camp Nou.Reali e filloi shumë mirë takimin duke bërë presion te porta e Barcelonës dhe pati disa raste të mira për shënim. Në minutën e 17, pas një harkimi nga korneri, Pepe kërcen më shumë duke goditur topin me kok, ku pas një gabimi nga Puyol, Sami Khedira shënon për gëzimin e madh të vendasve.Më tej, Barcelona e mori në kontroll takimin por nuk po arrinte të krijonte raste, përpos një pasim magjik të bërë nga Messi, drejtë Xavit i cili humbet rastin përballë Casillas.

Pjesa e dytë filloi me dominim të Barcës, por përsëri ishte mbrojtja perfekte e Realit që nuk po lejonte ndonjë befasi.

Në minutën e 70, i posainkuadruari në lojë, Alexis Sanchez pas një tollovie shënon për të barazuar rezultatin.

Sidoqoftë, tre minuta më vonë, një aksion i mirë i Realit, dhe një pasim magjik i Ozilit për te Ronaldo, i cili e kalon edhe më mirë Valdesin dhe shënon, bën që Reali të kalojë përsëri në epërsi dhe të heshtë Camp Noun.

Karim Benzema pati një rast të mirë në vazhdim por goditja e tij u ndal nga Valdes. Në anën tjetër, Tello pati disa raste të mira në portën e Casillas, por nuk arriti të bëj asgjë.

Me këtë fitore, Real Madridi është në kuotën e 88 pikëve, shtatë më shumë se Barcelona që është në vendin e dytë, dhe kështu mund të themi në mënyrë të sigurtë se Reali do shpallet kampion i La Ligas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus