Kyresore » 2012 » Janar » 23 » Reali fiton mes polemikave (+VIDEO)
3:47 AM
Reali fiton mes polemikave (+VIDEO)
Java e problemeve të Realit të Madridit të paktën është mbyllur me 3 pikë në sfidën e vështirë kundër Atletik Bilbao. Megjithatë, edhe kjo sfidë pritet t’i krijojë disa telashe kryesuesve të kampionatit spanjoll pas suksesi 4-1 ka ardhur mes polemikave.Shkak janë bërë vendimet e gjyqtarit të takimit, i cili nga një anë ka akorduar dy 11-metërsha për Realin, dhe nga ana tjetër i ka mohuar dy të tillë Bilbaos.Sfida filloi menjëherë nën shenjën e miqve që gjetën rrugën e rrjetës me Lorente dhe mund të kishin shënuar edhe dy herë të tjera. Por më pas ishin madrilenët që kontrolluan lojën duke barazuar me Marselon dhe duke mbyllur pjesën e parë në barazim.Në pjesën e dytë, Reali fiton 2 penallti brenda 20 minutash, të cilat Kristiano Ronaldo i transformon në gol duke ngjallur entuziazmin e publikut vendas. Më pas, është zëvendësuesi Kajehon që vulos rezultatin përfundimtar kur kishin mbetur edhe 5 minuta nga përfundimi i takimit.Më herët, Barcelona ka mundur pa vështirësi në transfertë Malagan, falë Lionel Mesit që është shfaqur në formën e tij më të mirë. Ylli i katalanasve ka shënuar 3 herë në këtë sfidë ndërsa Sançez shënoi golin tjetër të fitores 4-1 ndaj Malagas. Suksesi ishte edhe më domethënës për faktin se Guardiola vendosi të linte pushim titullarë si Ksavi e Pujol për t’i patur në maksimumin e formës për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit në mesjavë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus