Kyresore » 2012 » Shkurt » 21 » Reali i kenaqur me barazim
9:17 PM
Reali i kenaqur me barazim
Real Madridi ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i CSKA Moskës, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.Në një mot të ftohtë në Olimpiyskiy stadion Luzhniki, Mbretërit arritën të shënojnë një gol në pjesën e parë, mirëpo në fund të fraksionit të dytë vendasit e barazuan rezultatin.Pas një mbrojtjeje të dobët të rusëve, Cristiano Ronaldo i kaloi mysafirët në epërsi (28’), ndërsa ky ishte goli i 36 sezonal në të gjitha garat për superyllin portugez.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Pontus Wernbloom nuk e lejoi CSKA-në që të dalë e humbur nga stadiumi Luzhniki (90’+3).
Natyrisht se ky rezultat e favorizon Real Madridin për t’u kualifikuar në çerekfinale, kur dihet që ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus