Kyresore » 2012 » Shtator » 22 » Reali i ndarë në dy klane
10:08 AM
Reali i ndarë në dy klane
Sipas mediave spanjolle, që analizojnë ngjarjet e fundit te kampionët në fuqi të Spanjës, skuadra që drejtohet nga Mourinjo është ndarë në dy klane të mëdha, spanjoll dhe portugez, që udhëhiqen nga kapiteni Iker Kasillas dhe Kristiano Ronaldo.Fitorja rokamboleske e Realit të Madridit me Manchester Sitin në takimin e parë në grup të Champions Ligë, më shumë se situatën në kampin madrilen ka përmirësuar pozitën e trajnerit Zhoze Mourinjo, e ardhmja e të cilit u vu në dyshim pas humbjes me Sevillen në La Liga.

Por problemet më të mëdha janë në dhomat e zhveshjes, me futbollsitët që shkojnë keq me njëri-tjetrin, cka reflektohet në mosefikasitetin e tyre në fushën e blertë.

Sipas mediave spanjolle, që analizojnë ngjarjet e fundit te kampionët në fuqi të Spanjës, skuadra që drejtohet nga Mourinjo është ndarë në dy klane të mëdha, spanjoll dhe portugez, që udhëhiqen nga kapiteni Iker Kasillas dhe Kristiano Ronaldo.

Sigurisht që nuk mund të jetë e rastësishme që portieri i Realit nuk denjoi të festonte në momentin e shënimit të golit të fitores të Kristiano Ronaldos ndaj Sitit, ndonëse festa në shkallët e "Santiago Bernabeut” ishte shpërthyese.

Klani i Kasillasit mbështetet nga Ramos, Arbeloa, Albiol dhe Higuain, ndërsa grupi Ronaldos nga Pepe, Koentrao dhe Karvajo. Ndërsa futbollistët e naclionaliteve të tjera, si Marselo, Benzema, Ozëll dhe Kedira e ndonjë tjetër preferojnë të mbajnë qëndrim neutral.

Ndërmjet dy fraksioneve, sipas burimeve të brendshme të klubit, që nuk dëshirojë të identifikohen, ka divergjenca të mëdha. Futbollistët portugezë akuzojnë spanjollët se "nuk e kanë mendjen aty ku duhet ta kenë”, ndërsa këta të fundit mendojnë se Zhoze Mourinjo i trajton ndryshe bashkëkombasit e tij.

Përplasjet mes dy klaneve, sipas të njëjtave burime, I kanë kapërcyer muret e shtëpisë madrilène. Ato kanë sjellë për rrjedhojë edhe prishjen e marrëdhënieve mes gazetares spanjolle Sara Karbonero dhe supermodeles ruse Irina Shaik, që janë të dashurat e Kristiano Ronaldos dhe Iker Kasillasit.

Dhe po u përfshinë në mes edhe gratë, vështirë se do të rikthehet qetësia në dhomat e zhveshjes tek Reali.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus