Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » "Receta" e Spanjës: Mbaje topin, ndaloje Riberyn
2:27 PM
"Receta" e Spanjës: Mbaje topin, ndaloje Riberyn
Spanja ka një "recetë" të caktuar për të eliminuar Francën në çerekfinale të "Euro 2012" në Donetzk, të shtunën. "Receta" thotë: mbaje topin sa më shumë në posedim dhe ndaloje rrezikun francez, Franck Ribery, ka zbuluar dyshja spanjolle Javi Martinez e Juanfran. Ylli i Athletic Bilbaos, Martinez ka insistuar se çelësi është që t'i merret topi kundërshtarit sa më shpejt. "Që nga ardhja e Laurent Blancut ata kanë më tepër prekje të topit dhe janë më agresivë. Ne duhet të mbajmë sa më tepër topin në posedim. Të dy skuadrat do të mundohen të marrin topin dhe çelësi i fitores është që ne të marrin topin sa më shpejt. Franca është ndër kundërshtaret më të vështira. Por, ne duhet ta ndalim", ka thënë Martinez, që luajti si rezervist në fitoren 4:0 kundër Irlandës. 

Ai ka insistuar se grupi është në frymë të mirë me gjithë kritikat e medieve për ndeshjet e fazës grupore kundër Italisë (1:1) dhe Kroacisë (1:0).

"Atmosfera në grup është fenomenale dhe kemi besim të madh. Kemi pasur disa vështirësi, por ne e dinim se do të hasnim në to, pasi jemi në Evropian. Vetëm pse kemi fituar 'Euro 2008' dhe Botërorin 2010, nuk do të thotë se gjërat do të bëhen më të lehta për ne. Ne e kemi ditur se gjithë kundërshtarët tanë do të tregojnë lojën më të mirë kundër ndesh", ka shtuar Martinez.

Juanfran që është rezervist i Alvaro Arbeloas, ka insistuar se spanjollët duhet të koncentrohen që t'ia bëjnë jetën sa më të vështirë mesfushorit francez Franck Ribery.

"Ne duhet të qëndrojmë tek ai gjithë kohës. Ai ka kualitete të mëdha dhe mund të shënojë në çdo moment apo të jep një pasim vendimtar. Ne duhet ta ndalim atë. Duhet të sigurohemi që ai të mos ketë ditën më të mirë dhe të mos na shkaktojë dëme", ka thënë mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran.

Juanfran ende nuk ka patur rastin që të tregohet në Evropian, por shpreson që të ndodh kjo.

"Do të pëlqeja të luaja dhe të kontribuoja në fushë. Por, trajneri ka gjithë besimin tek Alvaro Arbeloa. Unë respektoj shumë Arbeloan dhe trajnerin Vicente del Bosque. Do të pres për rastin tim. Unë mendoj se mund të arrijmë deri në finale", ka shtuar Juanfran, shkruar sot Koha Ditore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus