Kyresore » 2012 » Shtator » 22 » Reuters publikon peticionin e yjeve kosovarë për FIFA-n
10:09 AM
Reuters publikon peticionin e yjeve kosovarë për FIFA-n
Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar ekstrakte të peticionit që futbollistët më të shquar kosovarë kanë firmosur për të nxitur FIFA-n të njohin Kosovën në arenën ndërkombëtare. Letra që mban firmat e 8 lojtarëve kosovarë të përfaqësueses shqiptare (Cana, Dallku, Ujkani, Mavraj, Kukeli, Meha, Berisha, Januzi), 3 lojtarëve kosovarë të Zvicrës (Behrami, Xhaka, Shaqiri) dhe futbollistes shqiptare që luan për Gjermaninë, Fatmire Bajramaj, u është dërguar të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s."Ne mbështetim plotësisht dhe pa mëdyshje të drejtën e lojtarëve dhe klubeve nga Kosova që të luajnë në arenën ndërkombëtare”."Kosova, një shtet i njohur nga 91 kombe të tjera përmes 6 kontinenteve… dhe i pranuar në organizata ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore… nuk mund të krahasohet me territore të tjera në Evropë dhe vende të tjera që kërkojnë pjesëmarrje të tillë në futbollin ndërkombëtar”.

"Ne i përkushtohemi mbështetjes së Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë luftë të përbashkët për implementimin e principeve që përmbahen në statutin e FIFA-s: drejtësi, respekt, mos-diskriminim, refuzim i ndërhyrjeve politike dhe universalitet i futbollit”, janë pjesë të shkëputura të këtij peticioni.

Deklarata në fjalë është përgatitur nga Federata e Futbollit e Kosovës para takimit që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të mbajë javën e ardhshme për të vendosur modalitetet e implementimit të vendimit për të lejuar Kosovën të luajë në arenën ndërkombëtare. Frika e drejtuesve kosovarë është se nën trysninë e UEFA-s, Blater mund të vendosë të ndryshojë vendimin e dhënë në maj duke njohur vetëm kombëtaret e moshave dhe jo një kombëtare të madhe.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus