Kyresore » 2012 » Janar » 28 » "Revolucion madrilen", në verë mund të largohet edhe C.Ronaldo
11:39 AM
"Revolucion madrilen", në verë mund të largohet edhe C.Ronaldo
Reali i Madridit ka nisur numërimin mbrapsht. Nuk bëhet fjalë vetëm për fundin e sezonit dhe realizimin e objektivave, por për revolucionin që pritet të bëhet në skuadër. Është përfolur prej disa ditësh që Jose Mourinho ka vendosur të largohet në fund të sezonit. Vështirësia për ta mundur Barcelonën, marrëdhënia jo e mirë me tifozët madrilenë dhe vetë konfliktet me disa prej titullarëve janë argumente të mjaftueshme, që ai të provojë një aventurë të re sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Realit do e mirëprisnin, pasi jo vetëm që do përfitonin një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, por do largonin një trajner që përfiton një pagë shumë të lartë, e cila nuk ka dhënë rezultate në trofe. Por, duket se në derën dalëse të galaktikëve, nuk do ta kalojë vetëm trajneri portugez. Pas tij, do jenë edhe tre futbollistë, mes të cilëve Cristiano Ronaldo, lojtari që u ble nga Manchester United për shifrën rekord të 96 milionë eurove. Një skenar i frikshëm, kur mendon që ekipi madrilen është drejt shkrirjes në verë, ose më saktë një revolucioni rrënjësor
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus