Kyresore » 2012 » Korrik » 31 » Rezart Taçi blen skuadrën Malaga?
10:16 PM
Rezart Taçi blen skuadrën Malaga?
Na ishin njëherë sheikët e Malagas. Kështu mund të konsiderohen pronarët e skuadrës spanjolle që pas një kohe shumë të shkurtër janë duke kërkuar një investitor serioz i cili do ta blente klubin. Abdullah Al-Thani, ishte ambicioz me projektin e tij sepse mendoj që me disa blerje si Cazorla, Van Nistelrooy, Toulalan dhe Buonanotte, ti bëjë ballë Barcelonës dhe Real Madridit, por duket se projekti i tij ishte i dështuar dhe tash e shet skuadrën për 100 milionë euro.Sipas mediave spanjolle blerësi më serioz është Taçi Oil, me presidentin Rezart Taçi, i cili është njëri ndër sponzorët kryesor te skuadra e Milanos të cilën disa vite më parë kishte synim t’ia blente gati gjysmën e akcioneve ngase është shok shumë i mirë i familjës Berlusconi dhe vetëm disa muaj më vonë ishte edhe pranë blerjes së skuadrës Bologna.Pritet se çfarë do të ndodh me Malagan, por siç po shkojnë punët, binzismeni i njohur shqiptar do të bëhet së shpejti pronar i një skuadre relativisht të njohur spanjolle dhe evropiane
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus