Kyresore » 2012 » Dhjetor » 1 » Ribery e sheh Bayernin në finale të CHL
1:42 PM
Ribery e sheh Bayernin në finale të CHL
Bayern München mund të arrijë për herë të tretë në finalen e Ligës së Kampionëve në katër edicionet e fundit. Kështu pohon mesfushori francez Franck Ribery, njofton agjencia e lajmeve Reuters.Ribery gjithashtu thotë se Bayerni është në gjendje ta mposhtë Real Madridin apo Barcelonën, nëse përballet me ndonjërën prej këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve. "Bayerni nuk i frikësohet askujt. Mund ta mposhtim çdo kundërshtar, edhe ekipet si Barça e Reali. Edhe këtë vit sërish e kemi rastin të arrijmë deri në finale dhe besoj se do t'ia dalim mbanë", tha Ribery. Bayerni në edicionin 2009/10 dhe 2011/12 luajti në finalen e Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Interi, përkatësisht Chelsea. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus