Kyresore » 2012 » Qershor » 8 » Ribery: Unë dhe Robben, shumë të ndryshëm
12:56 PM
Ribery: Unë dhe Robben, shumë të ndryshëm
Ndërsa vazhdon të përgatitet për ndeshjen e parë të Francës me Anglinë më 11 Qershor në Kampionatin Europian, Franck Ribery foli në një intervistë për "Kicker” rreth raportit që ka me shokun e skuadrës te Bayern Mynih, Arjen Robben. Të dy u bënë protagonistë të një zënke gjatë takimit gjysmëfinal me Realin e Madridit në Champions League, për të cilin u fol se francezi u gjobit me 50 mijë Euro nga klubi bavarez.Ribery u shpreh se ai dhe Robben nuk mund të konsiderohen miqtë më të mirë në botë, teksa pohoi se mes tyre ka respekt dhe asgjë më shumë. Duke argumentuar mendimin e tij, futbollisti 29 vjeçar tha se është shumë ndryshe nga Robben dhe për këtë arsye raportet ndërmjet tyre nuk mund të jenë të ngushta.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus