Kyresore » 2012 » Korrik » 3 » Rinovon Tiago Silva, ikën Ibrahimoviç
3:09 PM
Rinovon Tiago Silva, ikën Ibrahimoviç
Tiago Silva qëndron te Milani, Zlatan Ibrahimoviç bën gati valixhet. Mbrojtësi brazilian ka rinovuar kontratën deri në vitin 2017, duke braktisur kështu përfundimisht idenë e transferimit të tij te PSG-ja. Nga kontrata e re me kuqezinjtë, mbrojtësi brazilian do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus bonuse. Tiago Silva shndërrohet kështu në futbollistin e dytë më të paguar te Milani pas Ibrahimoviçit. Ndërkaq e ardhmja e suedezit është shndërruar në një udhëtim odise. Në fillim deklaronte dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, më pas shprehej i gatshëm për t’u larguar nga Milani me valixhe në dorë. Ka qenë sërish menaxheri i tij, Mino Raiola, që përballë mikrofonave të "Sky Sport” u ka rënë sirenave të alarmit: "Qëndrimi i Ibrahimoviçit te Milani nuk është i sigurt. Ka shumë shanse që ai të largohet nga Milani. Tani gjithçka varet nga klubi…”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus