Kyresore » 2012 » Qershor » 18 » Robben: Kishim probleme brënda grupit
1:44 PM
Robben: Kishim probleme brënda grupit
Arjen Robben, ylli i kombëtares hollandeze, shprehu zhgënjimin e tij pas eliminimit të "Portokallinjve” nga EURO 2012 pasi kanë humbur 3 ndeshjet e "Grupit të Ferrit”. "Kemi humbur të tre sfidat (Danimarkë, Gjermani dhe Portugali) dhe kjo është e vështirë për tu pranuar, por është realiteti. Është e vështirë të shpjegosh arsyet e këtij dështimi”, theksoi mesfushori hollandez pas ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Portugalisë."Ndaj Portugalisë e nisëm mirë, por më pas nuk luajtëm siç duhet dhe humbëm”, theksoi Robben.Më pas, lojtari i Bayern Munchen pranoi se brenda stafit të kombëtares ka pasur probleme: "Kishte disa gjëra që nuk na ndihmuan të kishim atmosferën e duhur, por nuk do ia themi mediave".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus