Kyresore » 2012 » Maj » 20 » Robben: Kupa ishte në duart e mia
4:38 PM
Robben: Kupa ishte në duart e mia
Lojtarii Bayernit të Munichut, Arjen Robben është personi kryesor i cili e ka vuajtur shumë humbjen e mbrëmshme pasi ka qenë ai që humbi penalltinë për skuadrën e Bayernit gjatë zhvillimit të ndeshjes. "Nuk mund të përshkruaj me fjalë se si ndihem, por është natë e tmerrshme. Dy ose tri herë jam ndjerë se kupa është në duart e mia, por në fund nuk kam asgjë në duar. Nuk ishte penalti e mirë. Unë kam dashur ta godas topin fort dhe lart në gol, por topi nuk shkoi lart. Ishte një penallti tepër e keqe. Pas kësaj, unë vazhdova të luaj mirë, por tani po më dhemb ai dështim”, ka deklaruar Robben.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus