Kyresore » 2012 » Qershor » 25 » Robben tek Man City, mundësi të mëdha për Shaqirin
4:51 PM
Robben tek Man City, mundësi të mëdha për Shaqirin
Derisa mendohet shkëmbimi mes holandezit, Arjen Robben dhe sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Xhekos, nga kjo tentativë pritet të përfitoi Xherdan Shaqiri, i cili firmosi këtë vit për Bayern Munchenin.Xherdan Shaqiri, i cili këtë verë do të kaloi te skuadra e Bayern Munchen, rival për pozitë në fushë pritet ta ketë holandezin, Arjen Robben. Por drejtuesit e skuadrës gjermane, Bayern Munchen janë duke menduar largimin tij. Sipas zviceranes, Blick, bavarezët po kërkojnë shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Xheko, ndërkaq Manchester City po kërkon 40 milion euro për kartonin e tij. Por Bayern Munchen dëshiron me çdo kusht Xhekon, për të lehtësuar arritjen e këtij qëllimi ata janë të gatshëm të fusin si shkëmbim edhe Robbenin, i cili edhe pse ka cilësi të jashtëzakonshme ishte fatal në dështimin e skuadrës në momentet vendimtare. Këtu më së shumti pritet të përfitoi futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili pozitën e tij të preferuar në fushë e ka pikërisht pozitën ku luan holandezi. Me këtë rast ai do të kishte më shumë mundësi për të qenë titullar nga ndeshja e parë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus