Kyresore » 2012 » Prill » 20 » Roben-Riberi, fjalosje gjatë ndeshjes grushta zhveshtore
6:05 PM
Roben-Riberi, fjalosje gjatë ndeshjes grushta zhveshtore
Mediat gjermane kanë zbuluar se Ajren Roben dhe Frank Riberi janë zënë me njëri-tjetrin gjatë pushimit të ndeshjes së Bajern Mynih me Real Madrid në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Dy mesfushorët kanë filluar zënkën në fushë në minutën e fundit të pjesës së parë të takimit, ndërsa përballja ka vazhduar në dhomat e zhveshjes ku është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë.Në minutën e 45-të të sfidës, Roben i kërkon Riberi të mos gjuajë më goditjet e dënimit. "Lërë Tonin (Kros) ta gjuajë, në stërvitje i ka realizuar thuajse të gjitha”, janë fjalët e Roben ndaj francezit. Pasi Kros përplas topin në barrierë, Riberi fillon të thumbojë Roben dhe debati i fjalëve zhvendoset në dhomat e zhveshjeve.Aty lojtarët janë kapur më njëri-tjetrin dhe mësohet se më keq e ka pësuar Roben, i cili edhe është mavijosur në fytyrë nga e majta e Riberi.
Si "provë” për këtë ngjarje janë pamjet filmike të deklaratave për shtyp pas ndeshjes ku duket qartë një shenjë goditje në faqen e djathtë të futbollistit holandez.Dy lojtarët janë takuar dje me drejtuesit e klubit, të cilët kanë kërkuar shpjegim për ngjarjen. Karl Hainc Rumenige dhe Uli Hënes, pasi kanë diskutuar me të dy lojtarët, kanë vendosur të gjobitin Riberi si dhe e kanë detyruar të pranojë fajin dhe të kërkojë falje para të gjithë skuadrës për gjestin dhe situatën e tensionuar që ka krijuar.Zëdhënësi për shtyp i bavarezëve, Markus Horuik, vendosi të mos komentonte zyrtarisht rreth kësaj çështje që ka bërë mjaft bujë. "Çfarë ndodh në dhomat e zhveshjeve mbetet në dhomat e zhveshjeve. Nuk kemi asnjë koment rreth kësaj çështje”, ishin fjalët e tij. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus