Kyresore » 2012 » Prill » 2 » Roben rinovon me Bajernin deri në 2015
3:29 PM
Roben rinovon me Bajernin deri në 2015
Revista "Bild” ka bërë të ditur se Bajern Mynih dhe Arjen Roben kanë gjetur mes tyre akordin për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2015.E ardhmja e mesfushorit 28 vjeçar me bavarezët është vënë shpesh në diskutim gjatë muajve të fundit, duke parë edhe interesimin që kanë shfaqur klubet e mëdha evropiane, ndërsa marrëveshja ekzistuese përfundon në qershorin e 2013.Pas një fillimi të dobët të sezonit të ndikuar nga problemet e përhershme fizike, Roben ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë javëve të fundit, për të shënuar 9 gola në 7 ndeshje dhe për të bindur drejtuesit e klubit që t’i bëjnë gati një kontratë të re."Bild” bëri të qartë se futbollistit të përfaqësueses holandeze do t’i jepet për të nënshkruar kontrata e re vetëm në fundin e muajit prill, pasi tani të gjithë e kanë mendjen te ecuria e ekipi në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, ndaj nuk duan që të shqetësojnë atmosferën e skuadrës me tema të tjera.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus