Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » Ronaldo: Dua finalen!
2:30 PM
Ronaldo: Dua finalen!
Pas fitores me Republikën Çeke, Portugalia dhe Cristiano Ronaldo i kanë vendosur vetes si qëllim kalimin në finale, ku do të tentojnë të fitojnë trofeun e tyre të parë të madh ndërkombëtar. Tashmë në gjysmëfinale, Portugalia është konfirmuar si një skuadër e qëndrueshme dhe me një Ronaldo në formë, ka të gjitha gjasat që të mposhtë edhe "peshat e rënda” të Europianit, duke dalë fituese.”Përballë Çekisë, e merituam fitoren plotësisht. Jam i dërrmuar, pasi ndaj meje luajtën shumë ashpër, ashtu si në ndeshjen e mëparshme me Holandën, por jam i kënaqur që vazhduam më tej dhe u lumtur për golin e shënuar”, deklaroi ylli i "luzitanëve” dhe Real Madridit.”Tashmë mendojmë për etapën e ardhshme dhe të shohim se kundër kujt do të luajmë në gjysmëfinale (njëra midis Spanjës dhe Francës), por shpresa është e madhe. E rëndësishme është të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bëjmë hap pas hapi, por besoj se me të vërtetë mund t’ia dalim mbanë. Objektivi i ardhshëm është finalja”, tha pas ndeshjes 26-vjeçari në një intervistë për të përditshmen sportive portugeze, "A Bola”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus