Kyresore » 2012 » Nëntor » 16 » Ronaldo i zhgënjyer, largimi nuk është më tabu
2:05 PM
Ronaldo i zhgënjyer, largimi nuk është më tabu
Lumturia e Cristiano Ronaldos po shndërrohet në problem për Real Madrid. Ylli portugez duket se nuk është ende i lumtur nga jeta që po bën në kryeqytetin iberik dhe sipas asaj që raporton "AS", tratativat për rinovimin e kontratës kanë ngelur në vend.Ronaldo është i irrituar për shumë arsye, mes tyre edhe përjashtimi nga kandidatët për futbollistët më të mira të La Ligas për sezonin e shkuar, pavarësisht 46 golave të shënuar. Forca e Barcelonës por rritet ndërsa ajo e Realit po pëson rënie dhe kujton me nostalgji Manchester United që e lançoi në futbollin e të mëdhenjëve. Në atë periudhë CR7 gëzonte një repsekt të padiskutueshëm dhe tifozët gjatë gjithë kohës thërrisnin emrin e tij.Sot këto duken kujtime të së shkuarës dhe portugezi nuk ka aspak ndermend të vazhdojë të sillen me të si një futbollist i dorës së dytë. Ndaj dhe vazhdimi i aventurës së Cristiano Ronaldos nuk varet vetëm nga aspekti ekonomik.Lajm ky që me siguri do të gëzojë jashtë mase Paris Saint Germain dhe Manchester City, klube që e kërkojnë në gjirin e tyre yllin portugez.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus