Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Ronaldo:Kujdes Bayern. Tifozet, celesi i suksesit tone
10:35 AM
Ronaldo:Kujdes Bayern. Tifozet, celesi i suksesit tone
Cristiano Ronaldo beson se tifozeria mund te jete faktori kryesor ne duelin perballe Bayern Munich qe luhet te merkuren ne darke ne "Santiago Bernabeu”. Perpara kesaj ndeshje decizive ai nxit tifozet per nje mbeshtetje te zjarrte. "Shpresoj qe golin e pare ta beje "Santiago Bernabeu”. Tifozeria duhet te jete faktori me i rendesishem qe ne momentin kur hyjme ne fushe e lojes, pasi ne i ndjejme gjera te tilla. Kjo eshte nje ndeshje vendimtare dhe lojtaret e ndjejne afersine e tifozerise, na jep me shume besim”, tha fillimisht Ronaldo.
Megjithate, portugezi e njeh veshtiresine e kesaj ndeshje kunder skuadres gjermane. "Do te jete nje beteje deri ne fundin e takimit. Do te jete nje ndeshje me shume adrenaline pasi e dime qe na duhet te fitojme. Bayern eshte nje skuader e madhe dhe te gjithe e dime qe do te jete nje kundershtar shume i veshtire. Humbem 2-1 jashte fushe kunder tyre dhe duhet te fitojme, pas jemi te ndergjegjshem qe nje sukses na con ne finale”, vazhdoi9 deklaraten e tij sulmuesi portugez.
"Rezultati i ndeshjes se pare nuk ishte as pozitiv, as negativ. Ata luajten ne shtepi dhe fituan po ne shenuam nje gol qe vlen shume. E dime qe Bayern do te luaje ne kundersulm por e dime gjithashtu qe do te na respektoje maksimalisht pasi luajme ne fushen tone. Shqetesimi me i madh eshte reparti i avancuar i tyre. Gomez eshte nje nder golashenuesit me te mire Champions League dhe Robben e Ribery jane te rrezikshem gjithashtu. Duhet te kemi kujdes se secili prej tyre mund te beje diferencen” u shpreh ylli i Real Madrid. "Kush do te luaje ne finale? Shpresoj qe te jete Reali, kunder Barces apo Chelseat nuk ka rendesi, shpresojme qe ne te jemi aty. Eshte e rendesishme te arrijme aty per Madridin, lojtaret dhe te gjithe tifozet qe kemi ne bote”, perfundoi deklaraten, Cristiano Ronaldo.

Granero: "Bayern luan si Bayern. Ata s’do mbrohen”
Esteban Granero, mesfushori i Real Madrid eshte shprehur se per skuadrone tij ka mberritur momenti i se vertetes. Pasi kane "siguruar” titullin ne La Liga pasi fituan 2-1 ndaj Barcelones ne "Camp Nou”, spanjolli thote se kualifikimi per ne finale do te ishte testi i vertete per kete skuader. "Skuadra e di shume mire qe momenti i se vertetes ka arritur dhe ne duam qe te jemi ne finale. Bayern eshte nje skuader e veshtire, por ne jemi te pergatitur. Ne kemi lojtare qe jane shume efektive ne sulm. Ne jemi nj ekip sulmues dhe ne ndeshje te medha nuk deshtojme”, tha fillimisht Granero.
Skuadra mike ka nevoje vetem qe te mbaje te paprekur porten, per te shkuar ne finalen e Munich, megjithate Granero nuk pret qe gjermanet te zhvillojne nje loje mbrojtese. "Ne nuk presim qe Bayern te kthehet ne mbrojtje dhe te prese, dhe kjo sigurisht qe nuk do te jete mire as per ta”, tha fillimisht 24-vjecari. "Ne presim qe Bayern te jete Bayern. Por ne jemi te afte qe te bejme gjera te mrekullueshme dhe besoj se do te marrim rezultatin qe kemi nevoje”, u shpreh ne deklaraten e tij perpara ndeshjes, Esteban Granero.

Keshilla Mourinho: "Mos u tregoni egoiste per kartonet”
Trajneri i Real Madrid insiston se lojtaret e tij Xabi Alonso dhe Sergio Ramos nuk mund t’i lejojne vetes qe te ndeshkohen me kartona te verdhe ne ndeshjen ndaj Bayern Muncih. Te dy keta lojtare nese marrin edhe nj tjeter karton sot, atehere nuk do te jene ne finale. Gjithashtu ata qe rrezikojne jane Sahin dhe Contreao. "Cdo lojtar i Real Madrid duhet ta dije qe gjeja me e rendesishme eshte qe te jete skuadra en finale, dhe jo te jene ata ne finale. Ata nuk duhet te tregohen egoiste. Nese do te isha une, do ta merrja nje karton te verdhe dhe skuadra te shkonte ne finale. Nje lojtar duhet te beje te njejten gje. Ne e duam dhe besojme se do te jemi ne finale”, vazhdoi deklaraten Mourinho. Ne fund ai e mbylli edhe me nje "thumb” per gjyqtarin e ndeshjes. "Une shpresoj qe gjyqtari te jete ne nje dite te mire. Ai eshte nje koleg i shkelqyer dhe e di shume mire sesi t’i interpretoje rregullat e lojes”, perfundoi Jose Mourinho.

Sahin, Altintop, Carvalho dhe Lass mbeten jashte liste
Real Madrid eshte stervitur diten e djeshme per here te fundit perpara ndeshjes se dyte gjysmefinale ndaj Bayern Munich ne "Santiago Bernabeu”. Tifozet kishin pergatitur nje baner te madh ku shkruhej: "Me krenari dhe kurajo fitorja eshte e sigurte!” Stervitja ka qene me ritme te uleta dhe lojtaret nuk ajne lodhur perpara supersfides se sotme. Lojtaret et cilet kane luajtur ne "Camp Nou” ne ndeshjen e fundit, ne minutat e para te seances jane stervitur vecmas, ne nje menyre speciale. Nderkohe qe me vone vete trajneri Jose Mourinho ka bere te ditur edhe listen e 20 lojtareve qe ai do te grumbulloje dhe do te mbaje te gatshem per ndeshjen ndaj Bayern Munich. Ne kete liste kane munguar Nuri Sahin, Hamit Altintop, Lassana Diarra dhe Ricardo Carvalho. Kjo eshte edhe lista e te grumbulluarve.
Lista
Portiere: Casillas, Adam and Thomas Mejias.
Mbrojtes: Pepe, Sergio Ramos, Marcelo, Coentrão, Albiol, Arbeloa and Varane.
Mesfushore: Kaka, Ozil, Granero, Khedira, Xabi Alonso, Alley and Di Maria.
Sulmues: Cristiano Ronaldo, Benzema and Higuain.

Real Madrid - Bayern Munich
Formacioni i mundshem:
Real Madrid: Casillas Arbeloa, Pepe, Ramos, Marcelo Khedira, Alonso Di Maria, Ozil, Ronaldo
Benzema
Bayern Munich: Neuer Lahm, Boateng, Badstuber, Alaba Gustavo, Schweinsteiger Robben, Kroos, Ribery Gomez

Trajneri i Real Madrid Jose Mourinho ka luksin qe te zgjedhe mes lojtareve me ne forme qe ka per momentin ndaj Bayern Munich, teksa nuk ka demtime apo pezullime. E vetmja mungese e rendesishme eshte ajo e Carvalho, i cili mungon per shkak te nj demtimi te rende. Gonzalo Higuaind dhe Kaka jane lojtare qe mund te aktivizohen ne pjesen e dyte, ndersa formacioni eshte i qarte. Ne te majte do et rikthehet Marelo, i cili i ze vendin Contreaos. Ne 11 ndeshjen e fundit ne Europe qe ka luajtur ne Santiago Bernabeu, Real Madrid ka fituar 10 prej tyre, dhe ne 1 ka barazuar.

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes ka lene pushim disa nga lojtaret me te rendesishem te skuadres se tij, ne ndeshjen e fundit ne kampionat ndaj Werder Bremen. Bayern e fitoi kete ndeshje 2-1 gjithsesi, dhe morali sot eshte i larte. Mesfushori plot influence, Bastian Schweinsteiger do te rimarre vendin e tij ne mesfushe, nderkohe qe mbrojtesi Van Buyten dhe Breno jane te demtuar. Bayern Muncih ka fituar vetem 1, nga 4 ndeshjet e fundit qe ka luajtur ne transferte ne Europe. Megjithate ka triumfuar ne 11 nga 13 ndeshjet e fundit qe ka luajtur kete sezon ne Champions League.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus