Kyresore » 2012 » Maj » 4 » Ronaldo: Nuk e dua “Kepucen e Arte”, me mjaftojne dy qe kam ne shtepi
11:31 AM
Ronaldo: Nuk e dua “Kepucen e Arte”, me mjaftojne dy qe kam ne shtepi
Cristiano Ronaldo ka bere te qarte se nuk i intereson asnje trofe personal dhe se qellimi i tij ne kete sezon ishte vetem titulli kampion me Real Madrid. "Ajo qe doja me shume ishte te fitoja kampionatin spanjoll. I kam dy "Kepuce te Arta” ne shtepi. Ndaj nuk e vras mendjen nese nuk fitoj renditjen e golashenuesit me te mire”, ishin fjalet e portugezit, i cili kete sezon ka shenuar 44 gola, dy gola me pak se Messi ne kampionat.
Lojtari ka treguar se pret me padurim festen e titullit, ne nje sezon ku lufta ka qene me e ashper per shkak te rivalitetit me Barcelonen.
"Jemi shume te lumtur pasi kemi fituar nje kampionat shume te veshtire. Te luash kunder nje ekipi si Barcelona eshte e veshtire. Ishim superiore ndaj tyre dhe kete e tregojne 7 piket qe kemi avantazh ne renditje. Tani shpresoj qe festa e tifozeve te jete madheshtore”, tha ai. Por futbollisti portugez eshte bere menjehere pre e kritikave pasi ka festuar fitoren ne menyre antisportive pas perfundimit te ndeshjes me Athletic Bilbaon.
Ndersa lojtaret e Realit po mblidheshin ne mesin e fushes, futbollisti kundershtar Javi Martinez i eshte afruar dhe i ka thene dicka.

Reagimi i Cristiano Ronaldos, ishte nje gjest i pahijshem ndaj kundershtarit te tij. Me pas, ai ka vazhduar duke provokuar tifozet e skuadres vendase, duke u bere me shenje stadiumin dhe me pas kuroren e stemes se Realit, si per te treguar se ata ishin mbreter ne stadiumin "San Mames”.

Por nje reagim i tille nuk i ka pelqyer vendasve, pasi dihet qe krahina Baske, ku gjendet Bilbao, nuk eshte se i ka shume qejf madrilenet dhe prej kohesh kerkon autonomine e plote nga Spanja, ndersa edhe organizata e ekstremisteve ETA eshte pikerisht nga kjo krahine.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus