Kyresore » 2012 » Mars » 19 » Ronaldo: Nuk ka arsye për t’u shqetësuar
3:26 PM
Ronaldo: Nuk ka arsye për t’u shqetësuar
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se nuk ka asgjë për t`u shqetësuar pas barazimit të tyre ndaj Malagas.
Reali tani qëndron tetë pikë mbi Barcelonën në tabelën e La Ligës, pasi barazoi 1-1 ndaj Malagas, por Ronaldo mendon se edhe ky është një avantazh i theksuar."Ne ende kemi tetë pikë avantazh dhe nuk ka asgjë për t`u shqetësuar, pasi liga ende është larg përfundimit”."Malaga është një skuadër e mirë, vështirë të luash kundër tyre, por ne nuk e pritëm këtë rezultat. Ky është futbolli”."Ne ishim të pafat që pranuam golin e barazimit në kohën shtesë, pas dominimit në gjithë ndeshjen, por jemi të qetë. Ne vuajtëm kur nuk shënojmë”, ka thënë Ronaldo.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus