Kyresore » 2012 » Shkurt » 5 » Ronaldos i mungon Manchester United
4:11 PM
Ronaldos i mungon Manchester United
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u ka rrëfyer miqve të tij se ai dëshiron të rikthehet te ish-klubi i tij, Manchester United.Sunday Express shkruan se anësori portugez, i cili feston ditëlindjen e 27-të, u ka thënë miqve se transferimi i tij i ‘ëndrrave’ te Real Madridi nuk i ka dalur ashtu siç e ka pritur.
Më herët gjatë sezonit, Ronaldo ishte vërshëllyer nga tifozët në Bernabeu, të cilët vënë në pikëpyetje qëndrimin e yllit portugez. Edhe pse relacionet mes tifozëve dhe lojtarit janë përmirësuar, ende ka mbetur boshllëk në këtë raport.Ronaldo, i cili iu bashkua Real Madridit nga Manchester United për 80 milionë funte, u ka rrëfyer miqve dhe familjarëve se atij i mungon Old Trafford dhe menaxheri Sir Alex Ferguson, të cilin e konsideron si baba.Pas plot tri viteve në Spanjë, tashmë spekulimet për një rikthim të tij në Ligën Premier po rriten, dhe lajmi sigurisht se do të alarmojë top klubet britanike, duke përfshirë edhe Manchester Cityn dhe Chelsean. Por, sigurisht se relacionet e veçanta që ka Ronaldo me Unitedin mund të jetë krucial nëse Reali pajtohet ta shesë portugezin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus