Kyresore » 2013 » Prill » 2 » Rooney cak i PSG-së
4:07 PM
Rooney cak i PSG-së
Presidenti i klubit Paris Saint-Germain ka konfirmuar se është i interesuar që të sjellë sulmuesin e Manchester United Wayne Rooney në Francë, shkruan sot Daily Mail.Nasser Al-Khelaifi ka thënë se PSG nuk është afruar me yllin 27 vjeçar porse ai është në radarin e tyre."Janë disa lojtarë që i interesojnë klubit, por kjo nuk është arsyeja se pse e blemë klubin”, ka thënë sheiku.
"Ai(Rooney) është një lojtar i shkëlqyer, njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë. Mendojë se secili ekip ka dëshirë ta ketë atë në radhët e veta. Por nëse dëshironi të dini më shumë, ne nuk jemi afruar me të”, shtoi Al-Khelaifi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus