Kyresore » 2012 » Maj » 3 » Rooney “darkon” me Mancinin pak dite pas humbjes ne derbi
1:01 PM
Rooney “darkon” me Mancinin pak dite pas humbjes ne derbi
Sulmuesi i United dhe trajneri i Cityt e kalojne naten ne te njejtin restorant "rastesisht”, vetem pak dite pas fitores se derbit nga "Citiziens” te cielt jane ngjitur ne kryeNese Eayne Rooney kishte planifikuar qe te kalonte nje mbremje te qene ne restorant se bashku me gruan e tij Coleen, pas humbjes 1-0 ne derbi ndaj "komshinjve te zhurmshem”, nuk ka qene edhe aq me fat. Sulmuesi i Manchester United ka preferuar qe te darkoje ne restorantin "Gusto” ne Manchester, por nderkohe aty brenda ka gjetur trajnerin e Manchester Cityt, Roberto Mancini, i cili ishte brenda ne restorant perpara tij. Trajneri italian gjendej ne restorant duke festuar pikerisht fitoren ndaj Manchester United me 12 miq te tij. Ka gjithmone nje mundesi qe Rooney te perfshihet ne te tilla situata, dhe kjo gje i ka ndodhur pikerisht me rivalet kryesore te Premier Leaguea. Por pavaresisht se kur ka hyre ne restorant ka gjetur aty edhe Mancinin, ai ka vazhduar i qete darken e tij se bashku me gruan, pa u larguar qe andej. Mancini ishte i pari qe kishte mberritur ne restorant, rreth ores 21:40, nderkohe qe 30 minuta me vone ka mberritur edhe Rooney. Njesoj sikur gara per titullin kampion. I pari eshte Manchester City, pra Mancini ne restorant, dhe AP tij vjen Eayne Rooney, Manchester United, qe tashme edhe ne tabelen e klasifikimit e sheh veten ne vendin e 2-te ne Premier League. Ky takim i rastesishem mes tyre ka ardhur vetem pak dite pasi Manchester City ka fituar derbin me Manchester United 1-0, duke u ngjitur serish ne krye te tabeles se klasifikimit. Ka qene ndeshja me e rendesishme e ketij sezoni, dhe "djajte e kuq” jane te zhgenjyer jashte mase, pasi City tashme ka ne dore titullin kampion. Mediat angleze kane qene shume te vemendshme ndaj ketij takimi rastesor, te dy prej protagonisteve kryesore te Premier League. Eayne Rooney ka zhgenjyer ne kete ndeshje, megjithate ai kishte shkuar ne ate restorant per te harruar humbjen e pesuar, ndersa Mancini per te festuar.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus