Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Roy Hodgson, trajneri i ri i Anglisë
7:55 PM
Roy Hodgson, trajneri i ri i Anglisë
Roy Hodgson është trajneri i ri i kombëtares angleze të futbollit. Tekniku aktual i West Bromwich Albion ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me FA. 64-vjeçari do të marrë drejtimin e "Tre Luanëve” gjatë kampionatit europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë."Është privilegj për mua që më jepet kjo detyrë që është më e rëndësishmja në futbollin anglez. Po pres me padurim të nis këtë aventurë”, deklaroi ish-trajneri i Inter dhe Liverpool në konferencën e shtypit të mbajtur në Uembli."Kam përpara një detyrë të vështirë, por shpresoj që e gjithë Anglia të më mbështesë, jo vetëm lojtarët. Duhen edhe 6 javë nga nisja dhe nuk ka kohë për të humbur, por kam gjashtë vite që drejtoj skuadra në kampionatin anglez dhe pak a shumë i njoh mirë futbollistët”, shtoi Hodgson.Trajneri veteran do të debutojë në pankinën e Anglisë më 26 maj, në miqësoren ndaj Norvegjisë. Javën pasardhëse do të përballet me Belgjikën dhe më 11 qershor do të nisë aventurën në Euro 2012 ndaj Francës. Suedia dhe Ukraina do të jenë kundërshtaret e tjera të grupit për Anglinë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus