Kyresore » 2012 » Prill » 6 » Rrefehet Andreas Brehme: Messi eshte me i mire se Maradona
12:11 PM
Rrefehet Andreas Brehme: Messi eshte me i mire se Maradona
Ne nje interviste te gjate per "El Pais” ish mesfushori gjerman shprehet ne lidhje me futbollin e sotem dhe futbollin e kohes se tij, duke bere nje krahasim.Andreas Brehme (lindur ne Hamburg 1960), eshte rikthyer ne "Santiago Bernabeu” para dy ditesh, duke luajtur nje ndeshje miqesore, me shoket e tij te skuadres ne kohet e arta tek Bayern Muncih, Inter dhe skuadra kombetare e Gjermanise. Ai gjithashtu ka luajtur ne vitet 1992-1993 me Zaragozan ne La Liga. 
"Jam pak mbipeshe... golfi nuk te ndihmon te humbasesh peshen”, fillon biseden me nje buzeqeshje Andreas Brehme. Ai eshte 50 vjec dhe vazhdon qe te jete biond me floket e kthyer ne te majte. Ai kishte fuqi dhe elegance. I palodhshem. "Le te shohim sesi mund ta ndalin Zidane qe eshte 37 vjec”, ben shaka ai perpara ndeshjes miqesore te luajtur ne "Santiago Bernabeu” mes lojtareve historike te Real Madrid dhe Bayern Munich e perfunduar 8-3. Ai flet ne gjuhen italiane, qe e ka mesuar ne kohen kur luante tek Inter. Ai gjithashtu ka shpenzuar nje sezon tek Zaragoza, ku u njoh edhe me gruan e tij. Ai ishte nje trajner dhe tashme punon per Federaten Gjermane te Futbollit.

Jeni rikthyer tek Zaragoza?
Po, nje here vetem. Per nje ndeshje bamiresie. Une e dashuroj Spanjen. Te gjitha stadiumet. Eshte nje mjedis i mrekullueshem.

Cfare eshte jeta pa futbollin?
Nuk jetohet pa te. Une i shikoj te gjitha ndeshje e Serie A, Premier League dhe La Liga.

Ne cfare ore zgjoheni?
Ne 6 e 30. Jam nje zog mengjesi. Shkoj shume here ne zyre dhe largohem vone. Me pelqen te ha jashte, te luaj golf dhe futboll, me miqte dhe me femijet e mi.

A luajne femijet e tu futboll?
Alessio, i vogli, po. Ai eshte 16 vjec, luan mbrojtes i majte, por gjithashtu luan edhe ne mesfushe. Riccardo, me i madhi studion menaxhim sporti.

A eshte ndonje nga femijet e tu mengjarash?
Po, por i perdorin te dyja kembet, si babai. Dhe gjithashtu si gjyshi.

Sa fanella keni ne shtepine tuaj?
500... ato qe nuk i kam ne shtepi i kam marre ne zyre.

Cfare nuk do te harroni kurre?
Nuk harroj momentin kur fituam Kupen e Botes ne Itali ne 1990.

Perse e gjuajtet penalltine me te djathten?
U ndjeva me i sigurt ashtu.

Por t’i ishe nje mengjarash...?
Por qe nga femijeria une kam mesuar qe te godas me te dyja kembet. Isha pothuajse si babai im. Deri ne moshen 18-vjecare jam stervitur keshtu, pastaj thashe se duhet te mesoja t’i perdorja te dyja kembet. Ai me beri qe te sakrifikoja.

A do t’i thonit te njejten gje tani djalit tuaj Alessio?
Po. Kur ai vjen ne shtepi une i harxhoj nje ore duke u stervitur se bashku me te dhe duke bere pune specifike me te dyja kembet.

Perse e gjuajtet ju penalltine ne finale me Argjentinen?
Aty ishim kater lojtare, por Matthaus nuk po ndihej mire dhe tha "godite vete”.

Matthaus kishte frike?
Te gjithe flasin per frike, por kujt i intereson. Ne fituam.

Pse kane lindur kaq pak mengjarashe?
Nuk e di. Por jo vetem ajo. Kur isha i vogel une isha mesuar qe te luaja ne te majte si nje mesfushor, une nuk kisha lindur nje mengjarash. U mesova. Por ka mbrojtje qe nuk ben gjithcka.

Pse?
Sepse nuk i perdorin te dyja kembet, kjo eshte fondamentale.

Cfare mendon per Marcelon?
I shpejte, me nj teknike te mire.

Po Contreao?
E dashuroj. Luan ne disa pozicione dhe fokusohet shume mire.

Anesori me i mire i te gjitha koherave?
Roberto Carlos. Ai kishte gjithcka, i forte, i shpejte, i fuqishem dhe me nje goditje te frikshme.

Si ka ndryshuar futbolli?
Ka ndryshuar ne shpejtesi. Eshte dy here me i shpejte se ne kohen kur luaja une. Gjithashtu ne kohen time kishte dy trajnere per skuader, kurse tani ka tete.

Ju keni luajtur me Interin e rekordeve. A flisni ende me ndonje prej shokeve atje?
Po me Riccardo Ferri dhe Beppe Bergomi. Ne drekojme bashke nje here ne muaj. Une shkoj shpesh ne Itali.

Kush ishte me i veshtire per t’u markuar?
Ruud Gullit. Ai ishte nje bishe. E pamundur ta ndaloje. Une nuk kam pare kurre ndonje gje aq te shpejte.

Po me i zgjuari kush ishte?
Shoku im i skuadres, Pierre Littbarski.

Po me i pisti?
Hugo Sanchez. Nje sulmues i shkelqyer, por shtrihej gjithmone ne toke.

A kishit ju nje si Mourinho ne vitet 80-te?
Jo. Por Giovanni Trapattoni ishte i semure pas futbollist si Mourinho. Nje karakatine gjithe diten.

Po per Guardiolen?
Brilant. Barcelona e tij ben futbollin me te mire qe une kam pare ndonjehere. Te gjithe levizin ne nje kohe.

Cilin lojtar do te kishit dashur qe te ishte pjese e kombetares gjermane?
Pique. Eshte mbrojtesi me i mire ne bote. Mua me kujton Ricardo Ferrin, i forte, per pozicionin qe ka. Asnjehere nuk kapej ne pozicion jashte loje.

A do te ishte ti ne gjendje qe ta ndaloje Messin?
Ndoshta jo. Eshte nje fenomen. Kunder Manchester United ne finalen e Champions League do te me kishte shperthyer. I dribloi dhe Ferdinand dhe Vidic. Eshte me i mire se Maradona. Ai eshte 23-vjec, ka fituar gjithcka dhe ka ende per te bere. Ai e ka deshtuar Maradonen.

A ju ka munguar sakrifica qe bejne sot futbollistet?
Nuk jam i surprizuar. Ata luajne 100 ndeshje ne vit. Jane shume.

Cfare mendoni ne lidhje me Sahin dhe Altintop?
Sahin eshte inteligjent ne fushen dhe jashte. Ai flet me te gjitha. Dhe eshte gjeja me e veshtire qe ben, te luash thjesht. Altintop mund te luaje ne disa pozicione.

65 gola me klubet dhe 8 me kombetaren gjermane ka shenuar ne karrieren e tij te pasur, Andreas Brehme.

509 ndeshje ka luajtur gjithsej mbrojtesi i famshem ne karrieren e tij me klubet dhe 86 me perfaqesuesen e Gjermanise.

6 klube kane pasur gjate karrieres se tij Barmbek-Uhlenhorst, FC Saarbrücken, FC Kaiserslautern, Bayern Munich, Inter dhe Zaragoza

8 tituj te fituar gjate karrieres, 2 Bundesliga, 1 Kupe Gjermanie, 1 Superkupe Gjermani, 1 Serie A, 1 Superkupe Italie, 1 Uefa Cup, 1 Kupe Bote

Ekspertet, Ronaldo me i popullarizuar se Messi
Nje studim i eksperteve ka zbuluar se ylli i Realit te Madridit, Cristiano Ronaldo, ka nje popullaritet me te madh se ylli argjentinas i Barcelones, Lionel Messi.
Shkolla e Marketingut "IPAM”, ka publikuar rezultatet e nje studimi per dy superstaret e futbollit dhe ka dale ne perfundimin se Ronaldo eshte emri me i madh i qarkullueshem ne treg.
Ronaldo eshte lojtari me i popullarizuar ne internet, ai ka me shume tifoze ne "Facebook” se Messi (42 milion kundrejt 34 milione). Portugezi eshte kerkuar me shume se 139 milione here ne "Google”, kurse "Pleshti” eshte kerkuar 80 milione here. CR7-ta eshte klikuar 212 mije here ne "You Tube” dhe ka 8 milion ndjekes ne "Twitter”.
Portugezi 27-vjecar permendet ne 205 libra te "Amazon”, perkundrejt Mesit qe permendet ne 85. Mbi 2157 artikuj shkencore flasin per Ronaldon, ndersa per Messin 1608. Ne renditjen e personazheve te famshem te revistes "Forbes”, ish-ylli i Manchester Unitedit eshte renditur i 43-ti, ndersa Mesi i 62-ti. Sipas "IPAM”-s Ronaldo fiton 40 milione euro ne vit ne krahasim me 24-vjecarin argjentinas, i cili fiton 37 milione.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus