Kyresore » 2012 » Qershor » 30 » Rrëfimi i Boateng: Si luftoja me shqiptarët e pacipë
1:08 PM
Rrëfimi i Boateng: Si luftoja me shqiptarët e pacipë
Një prej mesfushorëve më të mirë për momentin te Milan dhe në Serie A, Kevin Prince Boateng ka rrëfyer në një intervistë të fundit, fëmijërinë e vështirë sipas tij, që ka kaluar në Gjermani. Futbollisti me prindër ganezë ka vënë theksin te lufta për mbijetesë që duhet të bënte që i vogël ndaj shqiptarëve, rusëve apo emigrantëve të tjerë."Ishte një realitet i vështirë për mua i vogël. Çdo ditë, unë isha i detyruar që të përballesha ashpër në Berlin, me romët, arabët, shqiptarët, kroatët, rusët...Njerëz pa cipë që ishin të rrezikshëm. Kisha dy mundësi: Të bëhesha një kriminel ose të provoja që të luaja futboll", tha Kevin Prince Boateng. "Unë zgjodha opsionin e dytë dhe gjithcka shkoi mirë", shtoi mesfushori i Milan, i cili po kalon kulmin e karrierës së tij me klubin kuqezi. Nuk dihet se për cilën arsye ai ka futur "në një thes" kombe të tërë si Shqipëria, Kroacia apo Rusia, duke shfaqur edhe një ndjenjë të fshehur racizmi, pikërisht nga një njeri që e vuan shpesh racizmin në fushë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus