Kyresore » 2012 » Prill » 23 » Rummenigge: Bayerni nuk ka frikë askënd
8:42 PM
Rummenigge: Bayerni nuk ka frikë askënd
"Finalja është një ëndër për ne. Sepse për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve një finaliste do të mund të luante në stadiumin e vet. Do të japim gjithcka që këtë ëndërr ta kthejmë në realitet, por për momentin nuk duhet të flasim për këtë ëndërr, sepse më parë kemi ndeshjen e Madridit.”Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, ka besim të plotë se skuadra e tij do ta eliminojë Realin, për të luajtur më pas finalen e madhe të Chanmpions League në "Allianz Arena”. Ai theksoi se bavarezët kanë respekt të madh për madrilenët, por kurrsesi frikë.

"Kemi respekt për Realin, por jo frikë, pavarësisht se luajmë një ndeshje ferri në "Santiago Bernabeu”. Me golin që shënuam në minutat e fundit në fushën tonë ekziston mundëssia që të kualifikohemi, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.”

Gjigantët gjermanë të Bajernit kanë një motiv më shumë për ta prekur finalen: "Allianz Arena” është stadiumi ku do të luhet supersfida e 19 majit.

"Finalja është një ëndër për ne. Sepse për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve një finaliste do të mund të luante në stadiumin e vet. Do të japim gjithcka që këtë ëndërr ta kthejmë në realitet, por për momentin nuk duhet të flasim për këtë ëndërr, sepse më parë kemi ndeshjen e Madridit.”

Por cila duhet të jetë mënyra e lojës së Bajernit për të shamngur përmbysjen? Rumenige jep sugjerimet e tij.

"Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për t’i mbyllur boshllëqet në prapavijë, por nga ana tjetër duhet të shënojmë të paktën një gol. Bajerni duhet vendoset shumë mirë në mbrojtje dhe të kërkojë të godasë fort në fazën sulmuese.”

Ndërsa trajneri Jupp Heinkens beson se skuadra e tij ka freskinë fizike për ta përballuar Realin.

"Të gjithë e pamë se çfarë është në gjendje të bëjë Real Madrid. Jemi përballë një sprove të madhe. Secili nga ne duhet të japë 100% për të kaluar në finale. Jam optimist për sfidën ndaj Real Madrid. Nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë dhe për këtë arsye bëra rotacion në ndeshjen e fundjavës. Ne jemi të çlodhur, ndërsa madrilenët jo.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus