Kyresore » 2012 » Tetor » 19 » Runi: Anglia duhet të luajë më mirë
9:19 AM
Runi: Anglia duhet të luajë më mirë
Sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Uejn Runi nuk është i kënaqur me barazimin 1:1 kundër Polonisë, në ndeshjen e fundit kualifikuese të këtij viti për Botërorin "Brazil 2014”.Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të martën në mbrëmje, por për shkak të reshjeve të mëdha të shiut u shty dhe u zhvillua të mërkurën. Shënuesi i golit të vetëm për Anglinë, Uejn Runi mendon se skuadra e tij duhet të luajë shumë më mirë në ndeshjet e ardhshme nëse dëshiron të kualifikohet në Botëror."Duhet ta përmirësojmë dukshëm lojën tonë. Jemi të vetëdijshëm se mund të luajmë më mirë, por këtë duhet ta dëshmojmë në fushë. Luajmë në një grup shumë të fortë, por i dimë mundësitë tona. Besoj se në fund do të arrijmë të kualifikohemi në Brazil”, ka thënë Runi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus