Kyresore » 2012 » Shkurt » 24 » S’ka ulje dënimi për Ibrën
7:10 PM
S’ka ulje dënimi për Ibrën
Drejtësia e futbollit italian mori në shqyrtim kërkesën e Milanit për uljen e pezullimit të Ibrahimovich nga tre në dy ndeshje, cka do t’i mundësonte sulmuesit suedez aktivizimin në superndeshjen ndaj Juventusit ditën e shtunë në orën 21:45. 
 Pas shqyrtimit kërkesa e kuqezinjve u hodh poshtë dhe vendimi mbeti ai i mëparëshmi i dhënë nga autoritetet më të ulta të drejtësisë futbollistike italiane që e dënuan atë me 3 javë pezullim për goditjen e tij ndaj mbrojtësit të Napolit Aronica.
 Milani kërkoi uljen e dënimit duke argumentuar se goditja nuk ishte e dhunshme dhe e cilësoi vendimin e marrë rishtazi, si një gabim fatal të federatës.
Robinho: Shënoj ndaj Juventusit 
 "Imagjinoj veten duke marrë tre pikët ndaj Juventusit. Nëse shënoj do të isha edhe më i lumtur.” 
 Kështu është shprehur për ‘Sky Sport 24’ sulmuesi i Milanit Robinho në prag të supersfidës ndaj Juventusit që do të luhet të shtunën në orën 20.45.Futbollisti i kuqezinjve shtoi: "Jam i qetë sepse jam stërvitur mirë. Jam i përgatitur fizikisht dhe psikologjikisht për takimin.”Në lidhje me Paton, partnerin e tij të mundshëm në sulm ndaj bardhezinjve, Robinho deklaroi: "Nëse të gjithë jemi mirë fizikisht është më e lehtë edhe për trajnerin të zgjedhë formacionin. Pres që Pato të kthehet në formën e tij më të mirë fizike.”Në fund, një koment edhe për Allegrin: "Është një trajner i madh, kur nuk fitojmë nevrikoset shumë, por ekipi përpiqet të luajë siç do aid he për momentin po luajmë mirë.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus